‘Makth me sy hapur’ për vajzat në Selanik: Nëna na ngacmonte seksualisht dhe na prostituonte! I lutesha të më ndihmonte dhe ajo ikte

‘Makth me sy hapur’ për vajzat në Selanik: Nëna na ngacmonte seksualisht dhe na prostituonte! I lutesha të më ndihmonte dhe ajo ikte

Foto ilustruese

GREQI- Një makth me sy hapur kanë përjetuar dy vajza të moshës 20 dhe 15 vjeç, nga nëna e tyre e cila i ngacmonte seksualisht dhe i prostituonte në Selanik, të Greqisë.

“Ishin të tmerrshëm, nëna ime më përdhunoi. Ata na kanë shkatërruar jetën”, tha vajza 20-vjeçare për “Mega”.

Me detaje rrëqethëse, ajo tregoi ditët kur nuk trurin e kishte të mpirë dhe trupin po ashtu nga veprimet e turpshme të së ëmës.

“Kishte netë që nuk reagoja dot. Nuk mund të lëvizja teksa më përdhunonte. Nuk mund të vazhdoj të jetoj kështu. Gjithmonë i thosha se trupi im më përket mua dhe se nuk dua më të më preki, por ajo bërtiste. E gjuaja, e shtyja, i lutesha të ndalonte por ajo vazhdonte”, tha ajo.

Vajza e mitur, vetëm 15-vjeç, përshkroi ditën kur i lutej nënës së saj me dënes ta shpëtonte nga duart e “pista” të të dashurit të saj.

 “Mami dhe i dashuri i saj me futën në dhomë dhe më detyruan të shtrihem në krevat. Ai më pas më ngacmoi, më hoqi rrobat dhe...Mamaja rrinte e na shihte, i thashë se kjo gjë nuk më pëlqen, por ajo më tha se duhet të qëndrojë. I kërkova të më ndihmonte dhe ajo iku.”, tha ajo.

“Mami im më prostituonte, kishte gjetur një mënyrë për të fituar të ardhura. Kjo ishte filozofia e saj si nënë.”, treguan vajzat.

Lidhur me çështjen e rëndë që ka tronditur vendin fqinj orët e fundit foli edhe avokati i tyre, i cili tha se ka prova konkrete që zbulojnë se gjithçka që kanë dëshmuar vajzat janë të vërteta.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim