Mesa duket fenomeni Brexit, dalja e Britanisë nga unioni europian po nis të shfaq edhe pasojat e para në ekonomi.Bankat e mëdha po përgatisin transferimin jashtë Mbretërisë së Bashkuar për shkak të frikës nga fenomeni.

Lëvizja e tyre duhet të ndodhë në fillimin e vitit që vjen në 2017, ndërsa institucionet financiare më të vogla janë duke planifikuar mundësinë e zhvendosjes që përpara vitit të ri. Deklarata erdhi nga kreu i Shoqatës së Bankierëve britanikë, Anthony Browne.

Sipas tij, transferimi i aktivitetit të bankave të mëdha ndërkombëtare jashtë Anglisë bëhet për t’i shërbyer më mirë klientelës.Në kohën e referendumit, pjesa më e madhe e bankave në Angli ishin shprehur për qëndrimin në Bashkimin Europian. Ndërsa në fillm të marsit pritet që të nisin zyrtarisht edhe procedurat për largimin nga unioni.


Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)