Ish-ambasadori shqiptar në Angli, Mal Berisha shprehet se njëra nga vajzat që humbi jetën nga sulmi terrorist në Gjermani, Sabine (Sabina) Gëzim Sulaj është nga Tirana.

Diplomati shqiptar thekson se Sabine Gëzim Sulaj është ish-banore e lagjes nr 9 në Tiranë dhe vajza e mikut të tij, Gëzim Sulaj.
 
“Shpreh keqardhjen e pafund për viktimat e aktit kriminal që ndodhi në Mūnih ditën e djeshme. Po ashtu ndaj dhimbjen e thelle dhe i shpreh ngushëllimet mikut tim Gëzim Sulaj qytetar shqiptar, ish banor i lagjes nr 9 në Tiranë për humbjen e vajzës së tij Sabine Gëzim Sulaj, edhe ajo e regjistruar në këtë lagje” shkruan në faqen e tij në Facebook, Mal Berisha.
 
Ndërkohë, që shpreh mirënjohjen për autoritetet e Kosovës për shpalljen e ditës së nesërme Ditë Zie, për humbjen e dy të rinjve me origjinë nga Kosova, ish-ambasadori shqiptar kërkon nga autoritetet shqiptare të njëjtën gjë.
 
“Të bëjnë të njëjtën për të renë shqiptare Sabine Gëzim Sulaj që është një ndër viktimat.
 
Për ndërmarrjen e një akti të tillë nderimi nuk duhet pritur që të numërohen viktimat. Cdo jetë njeriu ka vlerën e vet.
 
U preftë në paqë ky engjëll që në vend të jetës më të mirë jashtë atdheut gjeti vdekjen e tmerrshme”mbyll statusin e tij, Mal Berisha. 

Dy shqiptarët e tjerë që humbën jetën nga sulmi në Gjermani janë Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja nga Kosova. Të tre të rinjtë shqiptarë nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra nga sulmi i të riut gjermano-iranian në qendrën tregtare në Mynih. 

Postimi i Mal Berishës
Mal Berisha
Vajza që humbi jetën Sabina Sulaj
sabina sulaj


d.b/shqiptarja.com