MAL I ZI - Një autobus me turistë shqiptarë ka dalë nga rruga në Tivar të Malit të Zi, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një vajzë rreth 25-30 vjeç dhe 17 të tjerë janë plagosur, mes tyre një fëmijë në gjendje të rëndë. Autobusi me rreth 53 persona në bord, ka përfunduar rreth 20 metra jashtë rrugës, në vendin e quajtur Ura e Mërkotit (mes Tivarit dhe Ulqinit).
Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi rreth orës 18:00 të kësaj të premteje, ndërsa shqiptarët kishin kaluar Krishtlindjen në Dubrovnik të Kroacisë dhe ishin duke u kthyer në Tiranë përmes Malit të Zi. Udhëtimi ishte organizuar nga agjencia turistike "Kalemi Travel and Tours", e cila kishte kontraktuar edhe autobusin "Klid Balkan Interbus" me targa AA 581 JX.
Paraprakisht, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e terrenit të vështirë që paraqet ky segment rrugor, por edhe për shkak të kushteve klimaterike. Dyshohet që rruga të jetë përfshirë nga ngricat dhe drejtuesi i autobusit, Shkëlqim Cali, të ketë humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Sakaq, A1 Report meson se e reja qe ka humbur jeten eshte me inicialet I.K.
Aksidenti i rëndë rrugor ka angazhuar autoritetet e larta shqiptare. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nisur drejt Malit të Zi për tu interesuar për shëndetin e të lënduarve nga aksidenti tragjik. Në Ministrinë tonë të Jashtme është ngritur njësia e koordinimit për të ndjekur situatën, ndërsa në një komunikim që ministri Bushati pati me homologun malazez Luksic, mori garanci për angazhimin maksimal të autoriteteve malazeze për dhënien e ndihmës së nevojshme për të gjithë shqiptarët e përfshirë në aksident. Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka dërguar drejt Malit të Zi efektivë rrugorë të policisë së Shkodrës të cilët i janë bashkuar hetimeve të Malit të Zi për të zbardhur shkaqet që mund të kenë sjellë daljen nga rruga të autobusit me turistë.
Tridhjetë prej shqiptareve janë nxjerrë nga autobusi nga forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës, duke shpëtuar me lëndime të lehta nga ky aksident. Të lënduarit lehtë janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa të plagosurit më rëndë janë dërguar në qendrën spitalore në Podgoricë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku 4 prej tyre paraqiten në gjendje shëndetësore më kritike.
Shërbimi Zjarrfikës dhe specialistë të qarkullimit ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Ministria e Puneve te Brendshme: Ne Mal te Zi drejtues te Policise se Shkodres per te ndjekur situaten
Ora 22:30 Ne nje reagim zyrtar per aksidentin e rende, ministria e Puneve te Brendshme tha se drejtues te Policise se Shkodres jane nisur drejt Malit te Zi per te ndjekur nga afer situaten.
"Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt me autoritet e Malit të Zi për të marrë informacion lidhur me aksidentin e ndodhur sot pasdite ku një autobus me shtetas shqiptarë ka dalë nga rruga. Nga informacionet paraprake rezulton se:
Autobusi me targa “AA581JX”, me drejtues shtetasin Shkelqim Cali dhe afërsisht 57 pasagjerë në bord ka qenë duke u kthyer nga Dubrovnik në Kroaci. Në segmentin rrugor Ulqin-Tivar automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetase e moshës 25-30 vjeç.
Katër pasagjerë janë dërguar me urgjencë në Podgoricë pasi kanë qenë në gjendje të rëndë për jetën. 13 pasagjerë të tjerë janë në spitalin e Tivarit ku po marrin mjekim e duhur, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve janë jashtë rrezikut për jetën me dëmtime të lehta.
Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar në Malin e Zi drejtues të policisë së Shkodrës për të ndjekur nga afër situatën dhe marrë më shumë informacion lidhur me ngjarjen. Po ashtu MPB është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi", thuhet ne njoftimin zyrtar te Ministrise sone te Puneve te Brendshme.
Njoftim i Ministrisë së Jashtme mbi aksidentin në Mal të Zi
Ora 22:05 Ministria e Punëve te Jashtme është vënë në dijeni nga autoritete malazeze dhe nga stafi i Ambasadës sonë ne Podgorice për një aksident rrugor të ndodhur sot në aksin Tivar-Ulqin, ku një autobus qe udhëtonte nga Dubrovniku në drejtim të Tiranës ka devijuar nga rruga.
Sipas të dhënave te deritanishme të transmetuara nga autoritete malazeze, në këtë aksident janë përfshirë rreth 30 shtetas shqiptar prej te cilëve njeri prej tyre ka humbur jetën.
Stafi i Ambasadës sonë ne Mal te Zi ndodhet aktualisht ne vendin e ngjarjes për tu gjendur pranë shtetasve tanë ne bashkëveprim me autoritetet malazeze dhe për te ndjekur nga afër situatën pranë qendrave shëndetësore ku po i jepet ndihma e pare qytetareve tanë.
Menjëherë pas njoftimit, me urdhër te Ministrit te Punëve te Jashtme është ngritur ne MPJ njësia e koordinimit e cila po ndjek dhe vlerëson hap-pas hapi te gjithë situatën. Njëkohësisht, me urdhër te Kryeministrit, është nisur drejt vendit te ngjarjes Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj.
Ne komunikimin qe pati Ministri Bushati me homologun malazez z. Luksic, u garantua nga ky i fundit për angazhimin maksimal te autoriteteve malazeze për dhënien e ndihmës se nevojshme për te gjithë shtetasit tanë.
MPJ do te vijoje te informoje ne vijimësi opinion publik mbi ecurinë e situatës.
Familjaret e interesuar mund te kontaktojnë ne nr e cel +3826982230
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja niset drejt Malit të Zi
Ora 21:35 Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është nisur drejt Malit të Zi. Në një prononcim telefonik për A1 Report, ministri tha se ende nuk ka një informacion të saktë në lidhje me shëndetin e shqiptarëve të aksidentuar.

/Shqiptarja.com

FOTO/ Autobusi i permbysur me turiste shqiptare