Edhe pse është piku i verës, moti i keq ka prekur një pjesë të vendeve ballkanike. Në një vend të quajtur Canj në Mal të Zi, janë parë pamje dramatike, ku një person është ndodhur mes dallgëve dhe mezi është nxjerrë nga pushuesit.
Në video shfaqen pushues të alarmuar për të nxjerrë personin nga dallgët dhe një gomone e policisë që kërkon nëse kanë ngelur të tjerë persona në det. Pushuesit janë kapur dorë më dorë me njëri-tjetrin duke krijuar një zinxhir në mënyrë që të mos rrezikoheshin as pushuesit që u futën për të shpëtuar personin që po rrezikonte të mbytej.
Në vend ka pasur problem në komunikim dhe në rrugën Podgoricë-Cetinje, afër tunelit ka pasur rrëshqitje të gurëve.