MAL I ZI - Udhëtimi turistik i 53 turistëve shqiptarëve të nisur nga Tirana për të festuar Krishtlindjen në Dubrovnik të Kroacisë, u kthye në tragjedi, kur autobusi i tyre u përmbys në Tivar të Malit të Zi mbrëmjen e 26 Dhjetorit, ndërsa udhëtarët vinin për në Shqipëri.
E reja Orena Kuca, rreth 25-30 vjeç është e vetmja që humbi jetën, ndërsa 32 turistë të tjerë u plagosën duke pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e terrenit të vështirë që paraqet ky segment rrugor, por edhe për shkak të kushteve klimaterike. Rruga, të cilën ka zgjedhur të ndjek shoferi shqiptar ka qenë ajo e shkurtra, një rrugë e ngushtë që kalon në mes të fshatrave. Shoferi ka devijuar rrugën për të shmangur përplasjen me një autmjet tjetër, ndërsa sipas dëshmitarëve, nuk ecte me shpejtësi. Ndërkohe policia malazeze ka nisur hetimet për ngjarjen ku është shoqëruar në polici drejtuesi i autobusit, Shkëlqim Çali.

Shqiptarja qe humbi jeten ne aksident. Foto e publikuar prej saj në Facebook, me 25 Dhjetor, kur ishte në Dubrovnik (Ne foto: Orena, e veshur me xhup të kuq, mes dy të afërmeve të saj në Dubrovnik)

Flet nje nga udhetaret: Autobusi devijoi per shkak te rruges se ngushte, beri 2-3 rrotullime
Një ditë pas këtij aksidenti të rëndë, vijnë edhe dëshmitë e para të cilat hedhin dritë për shkaqet që sollën daljen e autobusit nga rruga, i cili përfundoi disa metra në greminë. Ledion Qaniu, një nga të lënduarit e këtij aksidenti, i cili mori mjekim në spitalin e Tivarit, thotë për mikrofonin e A1 Report, se shoferi tentoi t’i hapë krahun një makine që ecte pas tyre, por për shkak të rrugës së ngushtë devijoi goma e djathtë, ndërsa autobusi bëri 2-3 rrotullime.
“Shoferi donte të haptë krahun një makine që kishte nga mbrapa për parakalim. Bëri nga krahu i djathtë, jo se kishte shumë faj edhe shoferi. I rrëshqiti goma e djathë e shoferit dhe rrëshqiti autobusi duke u sjell 2-3 herë. Nuk ishim duke ecur me shpejtësi”, shprehet Ledioni.
Ministri Beqaj ne Tivar: Te gjithe te lenduarit jashte rrezikut per jeten
Ndërkohë në orët e para të së shtunës i pranishëm në spitalin e Tivarit ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja i cili u nis drejt Malit të Zi gjatë orëve të mbrëmjes së
26 Dhejtorit, menjëherë sa u informua për aksidentimin e autobusit me shqiptare. Këtë mëngjes Beqaj vizitoi të aksidentuarit në këtë spital ndërsa u njohur me gjendjen e tyre. Ministri Beqja gjithashtu falënderoi mjekët e spitalit të Tivarit për gatishmërinë e treguar.

“Ne jemi vënë në kontakt të menjëhershëm nga autoritetet malazeze edhe në bashkëpunim me ambasadën tonë. Ndërkohë përveç një humbje jete, të lënduarit tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Një është transportuar për te spitali i Podgoricës ndërsa të tjerët janë këtu. Dy prej tyre kanë dëmtime jo të lehta, por janë jashtë rreziku për jetën. Ndërkohë unë shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar autoritet malazeze dhe posaçërisht spitalin e Tivarit për ndihmën e shpejtë që ju kanë dhënë, gjë që e pashë vetë, por edhe ma thanë me gojën e tyre edhe të lënduarit. Kolegjiumi i mjekëve do bëjë një vlerësim të gjendjes. Kemi marrë masat, drejtuesit rajonal të Shkodrës do jenë këtu për të vendosur kush nga të lënduarit do të transportohet vetë dhe kush me autoambulancë, tha Beqaj.
Kryekomunari i Tivarit: Vetem nje e plagosur qendron ne spitalin e Podgorices
Ndërkohë kryekomunari i Tivarit Zoran Srzentiç ka evidentuar faktin se në spitalin e Tivarit ndodhen të shtruar 32 persona ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën dhe vetëm 1 person është dërguar në spitalin e Podgoricës.
"Te gjithë janë në gjendje të mirë. Kemi një pacient të gjinisë femërore, e cila ka pasur edhe thyerje brinjësh dhe dëmtime të tjera të zgavrës së kraharorit për çka edhe e kemi dërguar në qendrën klinike në Podgoricë për trajtim më të specializuar dhe gjendja e saj është e mirë. Aktualisht kemi 32 pacientë prej të cilëve 3 me fraktura, por jashtë rrezikut për jetën. Dhe mendoj se pjesa më e madhe e tyre mëngjesin e nesërm do jenë të lirë për t’u larguar nga spitali. Mbas Kolegjiumit të mjekëve do marrim vendim nëse personat me lëndime më të rënda do qëndrojnë këtu deri të hënën apo do të largohen", u shpreh Srzentiç.
Gazetari i televizionit A1 REPORT, Elvis Nabolli, prej natës së 26 Dhjetorit përcolli i pari për të gjithë teleshikuesit lajmin e aksidentit të rëndë, ndërsa në redaksinë e lajmeve mbërritën dhe fotot e videot e para të autobusit të përmbysur në aksin Tivar-Ulqin në vendin e quajtur Fusha e Mërkotit.

Udhëtimi ishte organizuar nga agjencia turistike "Kalemi Travel and Tours", e cila kishte kontraktuar edhe autobusin "Klid Balkan Interbus" me targa AA 581 JX për të mundësuar transportin e turistëve.
Video/ Autobusi me turiste shqiptare perfundon ne gremine
/Shqiptarja.com

Mal i Zi, aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë, vdes e reja
FOTO/ Autobusi i permbysur me turiste shqiptare
në greminë autobusin me turistë">