Malaj: Do të përcaktojmë kuotat
për doktoraturën në Universitete

Malaj: Do të përcaktojmë kuotat<br />për doktoraturën në Universitete
TIRANË - Shumë shpejt qeveria do të përcaktojë kuotat e doktoraturave për universitetet duke i hapur rrugë zbllokimit të procesit. Deklarata ka ardhur nga zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj në emisionin Rreze Dielli në Report TV, ku ka shtuar se kuotat do të përcaktohen sipas kërkesave të Universiteteve por edhe sipas nevojave të tregut.

"Në mbledhjen e kaluar të qeverisë ka dale dhe vendimi për kuotat e sistemit master dhe shumë shpejt do të dalin dhe vendimet e tjera gjithashtu dhe për dokturaturat. Sigurisht që Ministria e Arsimit e ka thënë që në krye të herës që do ketë doktoratura por pritej ligji dhe priten nevojat që kanë universitetet dhe kërkesat që do na bëjnë ata. Doktoraturat do të dalin sa të na krijohet mundësia e kërkesë ofertës duke patur parasysh që jemi nga kalimi në një ligj në ligj tjetër që do të thotë që gjithë ky vit akademik është viti që do bëjë të mundur që në tetor të vitit 2016 ne të veprojmë drejtpërsëdrejti me ligjin e ri - u shpreh Nora Malaj.


 
Lidhur me ndryshimet në qeveri dhe me nevojën për impulse të reja Malaj u shpreh se duhet më tepër dinamizëm, sepse çdo zë që vjen nga politika qoftë për impulset dhe qoftë për pozitivitetet duhet parë me pozivitet

 "Nëse uji rri i ndenjur gjithmonë qelbet dhe nuk jep produkt dhe impuls do te thotë që në lëvizjet dinamike që sot bota ka edhe ne duhet të jemi më shumë dinamikë se ne kemi një parim ne të LSI-së të ecim shpejte dhe te ecim kujdes. Apsolutisht që nuk kemi ndotje ujrash sepse këtu janë bërë aq shumë reforma në sistemin e arsimit sepse çdo zë që vjen nga politika qoftë për impulset dhe qoftë për pozitivitetet duhet parë me pozivitet asnjeri nuk ka frikë nga ai që flet me zë të lartë frika është atëhere kur heshtim"-tha Malaj

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin