TIRANE  - Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon ankimin e Komisionerit Publik për pasurinë e gjyqtarit Artur Malaj, kandidatit për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

 Malaj u konfirmua disa muaj më parë nga shkalla e parë e vettingut, ndërsa Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij.

Për shkak të pushimeve të muajit gusht KPA vendosi të shtyjë seancën për Malajn më 6 shtator, aty ku pritet të vendoset nëse ai do të mbetet në detyrë apo do të shkarkohet.

KPA ka vendosur t'i lërë detyrë Komisionerit Publik sjelljen e analizës financiare mbi të cilën kërkohet shkarkimi i Malajt i cili aktualisht mban postin e gjyqtarit të apelit dhe anëtarit të kolegjit zgjedhor.