Malaj: Politikanët tanë nuk janë
socialë se s’kanë shkuar në kopsht

Malaj: Politikanët tanë nuk janë<br />socialë se s’kanë shkuar në kopsht
Rreth 64% e parlamentarëve të shkuar nuk kishin përfunduar arsimin parauniversitar.
 
Kështu u shpreh zvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, në një aktivitet për të drejtat e fëmijëve romë dhe egjiptianë, teksa e lidhi këtë konstatim personal me mungesën e negocimeve politike në vend.
 
Malaj u shpreh se mungesa e arsimit parashkollor ndikon në socializmin e mëvonshëm të individit dhe rrit paragjykimin apo prirjet e vendimeve me natyrë diktatoriale.
  
“Ju e dini sa e rëndësishme është fëmijëria e hershme në formimin e individit nëse ne shohim pasoja të një parlamenti që nuk po gjen konsensus është se nga studimi personal që kam bërë, i Parlamenti që shkoi jo i këtij aktualit, dilte që 64 % e parlamentarëve nuk kishin bërë sistemin e edukimit parashkollor, që do të thotë nuk kishin shkuar në kopsht.

Kjo do të thotë që ti nuk je i gatshëm të negociosh, që ti nuk ke bërë jetë sociale, që ti je i predispozuar të paragjykosh, që ti bën vendimmarrje individuale që shpesh herë çon në elementë të diktatit dhe të diktaturës”,
tha Malaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla