Malaj: Provimet kombëtare të bëhen online, e gatshme të ndihmojë Ministrinë e Arsimit në kalimin e krizës! (VIDEO)

TIRANË- Ish-zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj, teksa ka vlerësuar maksimalisht, punën e bërë deri më tani nga mësuesit online, ka hedhur disa propozime që mund të shërbejnë për të mos humbur këtë vit akademik. Në një lidhje me Skype për Report Tv, Malaj u ndal te provimet kombëtare të lirimit dhe të maturës, duke theksuar se mund të zhvillohen online, mbi tema dhe teza të lehta. Ajo i ka propozuar ministrisë së Arsimit që të rimodelojnë programi, studimor duke reduktuar atë, si edhe ndryshim të vitit të ri akademik, për të plotësuar vështirësitë, ndërsa u shpreh e gatshme që të japë kontibutin e saj në tejkalimin e kësaj krize. 

"Ministria të bëjë të ditur programin mësimor si do vijojë. Të bëhet një program i reduktuar, që krahas bazës të jepen edhe forma të tjera të alternuara. E para të qartësojnë të qartë si do të mbyllet viti akademik. Nëse marrin 60% të nocioneve bazë mund të themi që jemi të suksesshëm në këtë vit shkollor. Të rimodelohet edhe viti i ri akademik, për të plotësuar vështirësitë e këtij viti. jam shumë e gatshme të ofroj eksperiencën time në fushën e arsimit për të bërë kurrikulat, apo menaxhimi i provimeve. Për fazën finale të provimeve që mund të organizohen online, institucioni jam i bindur se mund ta realizojë shumë mirë me teza dhe tema të thjeshta, mund të bëhen shumë të thjeshta nga shtëpia për të mos humbur vitin akademikë", tha Malaj. 

Ndërkohë, Malaj ka listuar avantazhet dhe disavantazhet e mësimit online, që po zhvillohet që me mbylljen e shkollave si pasojë e koronavirusit. Malaj vë theksin se suksesi është tek shmangia e burokracive në komunikimin nxënës-mësues dhe mësues- drejtor.

"Dje kam shkruar dhe një refleksion të gjatë, se një nga frontet shumë të rëndësishme të ndjenjes në shtëpi është futja e sistemit të arsimit në shtëpi. Nuk shkon vetëm mësuesi dhe nxënësi në autori, por që hyjnë në shtëpitë e njëri tjetrit. Avantazhi është që në këtë situatë, që e kemi quajtur si një situatë lufte, bashkëbisedimi në ato mjedise krijon mundësinë e socializimit të fimijëve, u heq frikën nga pasiguria dhe u jep dije, por kjo dije nuk u jep 100%. Prandaj duhet të ndryshohet mekanizmi i dhënies së dijes. Nuk duhet të harrojmë që mësuesit, fëmijët, prindërit janë të tramautizuar. Ta kuptojnë mësimin si një pjesë të nevojshme, por jo si një pjesë burokratike. Çdo mësues është metodist dhe duhet të dijë si ta japë mësimin edhe në formën e lojës. Nuk është e thjesht se nuk janë trajnuar me këto metoda. Nëse nuk do kemi punuar me kujdes, trauma në psikozën e tyre mund të jetë shumë e fortë. Nuk është e thjeshtë se kjo krijon raportin që nxënësit të detyrohen para chatit, është shumë e rëndësishme gjuha që komunikon mësuesi dhe institucionet e arsimit me mësuesit. Nuk duhet të jetë gjuhë burokratike me mësuesit. Se nga njëra anë duhet të japin mësim online, nga ana tjetër mësuesi duhet të jenë fleksibël dhe drejtorit i raportohet jo si raporti normal në realitet, por raporte të çlirta", shtoi zv. ministrja.

Në fund, ajo ka bërë edhe një reflektim mbi këtë situatë, sipas së cilës koronavirusi ndikoi një tjetërsimin e sjelljes së njeriut.

"Duke parë si rast studimor, edukim i psikologjisë së sjelljes, na ka treguar që duhet të ndryshojmë sjelljen. E kemi dëgjuar shumë nga psikologët, por po bëhet realitet. Njerëzit më të jashtëzakonshëm", përfundoi Malaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 02/04/2020 15:22

    sa kinge qe eshte kjo gazetarja,,si e ka emrin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja