KUALA LUMPUR- Një 40 vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata në Malajzi me 15 vjet burg për vrasjen një të riu turk. Ilir Agavi u dënua dje nga gjykata e Lartë në Shah Alam pasi u shpall fajtor për vrasjen e turkut 28 vjeçar Hakan Cinar, bëjnë të ditur mediat vendase.
Krimi është kryer më 18 qershor të 2010 në kompleks banesash në Subang, 25 km larg qendrës së kryeqytetit të Malajzisë Kuala Lumpur.
Viktima së bashku me të motrën më të vogël të autorit, Iris Agavi kishin shkuar në Subang për të marrë me qera një apartament të cilin ia kishte premtuar vetë Iliri. Në katin e gjashtë të kompleksit, në momentin kur dera e ashensorit është hapur ata janë sulmuar nga një person me maskë, i cili ka hedhur dhe sprajt në drejtim të tyre.
Irisi në një moment është larguar për të kërkuar ndihmë dhe kur është kthyer kishte gjetur 28 vjeçarin turk të vdekur dhe të mbuluar me gjak, sidomos në fytyrë. Gjatë hetimeve policia sekuestroi një pincë dhe një çekiç të vogël, të cilat kishin gjurmë gjaku. 40 vjeçari ka pranuar vrasjen. Lajmi publikohet në faqen online the staronline në malajzi, e cila nuk bën të qarta motivet e krimit
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com