Malajzi, aeroplani i zhdukur fluturoi
edhe 7 orë pasi humbi nga radarët
Kryeministri i Malajzisë Najib Razak konfirmoi sot se fluturimi MH370 i “Malaysia Airlines” me 239 pasagjerë në bord ka ndërruar drejtim gjatë fluturimit. Razak tha se hetimet tregojnë se sistemet e komunikimit të avionit janë ndërprerë qëllimisht para se t’i ndryshohej drejtimi.
Kuala Lumpur - Kryeministri i Malajzisë Najib Razak konfirmoi sot në një konferencë për shtyp se tashmë është zyrtare se fluturimi MH370 i “Malaysia Airlines” ka ndërruar drejtim gjatë fluturimit, njofton BBC.
Në fjalën e tij ai theksoi se hetimet kanë treguar se sistemet e komunikimit të avionit janë ndërprerë qëllimisht përpara se t’i ndryshohej drejtimi aeroplanit.
“Sistemet e komunikimit të fluturimit MH370 janë ndërprerë qëllimisht, dhe më pas aeroplani ka ndryshuar drejtim duke fluturuar në perëndim të Malajzisë. Prova të reja, bazuar në satelit dhe nga ndjekja e radarëve, janë në përputhje me veprime të qëllimshme të dikujt në aeroplan.” tha kryeministri i Malajzisë Najib Razak në konferencën për shtyp.
Sipas kryeministrit Najib Razak, ky është një veprim i qëllimshëm duke shtuar se hetimi tani ka hyrë në një fazë të re, duke u përqendruar tek ekuipazhi dhe pasagjerët në bord. Kryeministri shtoi se ai nuk mund të konfirmonte nëse është një rrëmbim apo edhe vendndodhjen e avionit në këtë moment por siguroi se hetimet për fatin e avionit dhe 239 njerëzit që ishin në bord vazhdojnë.
"Aeroplani ka fluturuar për shtatë orë të tjera pas kontaktit të fundit me kullën e kontrollit, sipas të dhënave të fundit satelitore që zbuloi praninë e avionit deri në orën 08:11 sipas orës lokale. Kërkimet në Detin e Kinës Jugore janë pezulluar dhe tani 'Boeing 777' do të kërkohet përgjatë dy rrugëve të mundshme të fluturimit, në veri në kufirin mes Kazakistanit dhe Turkmenistanit deri në Tajlandën veriore, dhe në jug nga Indonezia deri në jug të Oqeanit Indian." përfundoi fjalën e tij kryeministri malajzez.
Fluturimi MH370, me 239 persona në bord, rezulton i humbur që prej së shtunës së së 8 marsit, ndërkohë që kërkimet janë futur në javën e dytë.
(Foto: Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak)Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9756
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49