/ATSH-AFP/ - Forcat e sigurimit përpiqeshin sot të arrinon zonat e mbytura në verilindje të Malajzisë, ndërkohë që qeveria është në mes të kritikave sepse vonoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në këtë rajon, që është pre e përmbytjeve më të rënda prej dekadash.

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 120 mijë të tjerë kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të këtyre përmbytjeve të shkaktuara nga musonet, dhe, sipas shërbimeve meteorologjike, në ditët në vijim nuk do të ketë asnjë përmirësim të motit në shtetet Kelantan, Terenguan dhe Pahang.

Kryeministri, Najib Razak, i kritikuar fuqishëm pas publikimeve në rrjetet sociale dhe në media të disa fotove që e tregojnë duke luajtur golf në Havai me presidentin amerikan Barack Obama, mbërriti në Kelantan për të drejtuar operacionet përballë kësaj fatkeqësie, duke ndërprerë pushimet e tij.

Helikopterë ushtarakë dhe kamionë u drguna në Kota Bharu, kryeytet i shtetit Kelantan, pranë kufirit me Tajlandën, por operacionet e shpëtimit janë bllokuar nga lumenjtë e rrëmbyeshëm dhe rrugët që dërgojnë në zonat më të prekura janë bërë të pakalueshme.