Malajzia, ndihmë nga disa shtete
për kërkimin e avionit të zhduku

MALAJZI- Zhdukja misterioze e “Boeing 777'”, tani që janë shtuar dyshimet se ai është rrëmbyer, Malajzia ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga vende të tjera për gjetjen e avionit.
 
Zyrtarët e Malajzisë kanë kontaktuar vende si Kazakistani, Uzbekistani, Kirgistani, Turkmenistani, Pakistani, Bangladeshi, India, Kina, Mianmar, Laos, Vietnam, Tajlandë, Indonezi, Australi dhe Francë.
 
Rreth 25 shtete tashmë janë të përfshirë në një operacion të gjerë kërkimi për avionin që u zhduk para më shumë se një javë më parë.
 
Kërkimi është shtrirë në një hark hapësinor nga Azia Qendrore deri n Oqeanin Indian në pjesën jugore.
 
“Tani është bërë më i vështirë dhe kompleks operacioni i kërkimit”, thotë ministri i Transportit të Malajzisë.
 
Një kërkim të aeroplanit që u zhduk me 239 pasagjerë deri tani janë përfshirë 43 anije dhe 58 avionë.
 
Ndërkohë, dje kryeministri i Malajzisë ka dalë me një deklaratë ku ka sqaruar se policia po heton pistën e rrëmbimit të avionit nga vetë piloti i tij.

Është konfirmuar se avioni ka fluturuar edhe për rreth 8 orë të tjera që nga koha kur u zhduk nga ndjekja e radarëve dhe ai ka fluturuar në nj drejt tjetër nga ai që ishte planifikuar, në perëndim të Malajzisë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati