Qeveria malajziane ka ndaluar trasmetimin në televizionin dhe radion shtetërore të këngës “Despacito” pasi kritikët në këtë vend me shumicë myslimane thonë se “vargjet e saj janë të turpshme”.
 
Ndalimi i kësaj kënge që është bër hit dhe ka thyer rekordet e klikimeve në Youtube, u shpall nga ministri i Komunikimeve dhe Multimedias, Salleh Said Keruak, i cili tha se vendimi është marrë pas ankesave të publikut.
 
“Vendimi vlen vetëm për Radio-Televizionin e Malajzisë”, tha Keruak, duke shtuar se kënga mund të transmetohet ende në stacionet private dhe platformat online.
 
“Despacito” e Luis Fonsit, është bërë kënga më e dëgjueshme e të gjitha kohërave, vetëm gjashtë muaj pas daljes në treg dhe ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.
 
Malajzia ka ndaluar edhe filma të Hollyëood-it duke i konsideruar fyes ndaj vlerave fetare dhe rasti më I freskët është ai I publikimi të filmit “E bukura dhe Bisha”, i cili u shty në Malajzi, pasi censuruesit kanë prerë nga filmi një “moment homoseksual”.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com