Titulli fitohet me skuadrat e vogla dhe Milan e di mjaft mirë këtë. ‘Djalli’ sot ka kaluar me rezultatin 1-2 Spezian në javën e 6 të Seria A. Në stadiumin Alberto Pico ndeshja u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë nga Maldini, djali i drejtorit Paolo, i cili është brezi i tretë i një familje që shënon për ‘djajtë’. Gjithsesi për 3 pikët nuk do të ishte aq e lehtë, pasi në minutën e 80 Verde barazoi për Spezian. Edhe pse koha nuk premtonte Milan u tregua gjakftohtë dhe me Diaz të ardhur nga stoli mori një fitore të vyer në luftën për kreun.
Në Liga Atletico Madrid ka hedhur një hap të gabuar në luftën për titull në javën e 7 të kampionatit. Alavas mori fitoren 1-0 në shtëpi falë golit në minutën e katër të realizuar nga Laguardia.