Malësi e Madhe, i zuri prit 30-vjeçarit për ta vrarë, arrestohet 32-vjeçari (VIDEO)

MALËSI E MADHE- Një sherr mes dy të rinjve, mund të kishte përfunduar tragjikisht, por fatmirësisht u bë i mundur arrestimi në kohë i autorit. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, dy të rinj, më konkretisht me inicialet L.L 32 vjeç dhe K. F., 30 vjeç.

Pas sherrit, 32-vjeçari L.L në mëngjes ka marrë armën dhe i ka zënë pritë 30-vjeçarit, por fatmirësisht është arrestuar teksa priste të riun.

Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja pa leje"

Njoftimi i plotë i policisë
Marrja e informacionit, ndjekja dhe ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon vrasjen dhe vë në pranga autorin e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë, me të cilën 32-vjeçari do kryente krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e DVP Shkodër,  pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar bënë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, e cila mund të përfundonte në vrasje. Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  L. L., 32 vjeç, banues në fshatin Stare. Ky shtetas rreth orës 01.00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Rapsh, Njësia Administrative Kastrat, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K. F., 30 vjeç, banues në fshatin Rapshë.

Pas konfliktit të ndodhur, shtetasi L. L., rreth orës 09.00, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka shkuar sërish në fshatin Rapshë dhe kishte zënë pritë për të qëlluar ndaj shtetasit K. F. Falë informacionit të marrë nga ana e polcisë kriminale u ndërtua puna dhe si rezultat i ndërhyrjes në kohë e me profesionalizëm është bërë kapja dhe prangosja e  32-vjecarit, i cili qëndronte në pritë për të qëlluar mbi shtetasin K. F. Në momentin e kapjes shtetasit L. L., i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbatja pa leje"

1598358281_Screenshot1.jpg

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë