MALESI E MADHE- Kanë tentuar të grabisin shtëpinë e Pashk Mujajt në Malësi të Madhe, po kanë ndeshur në kundërshtinë e të moshuarit, e për pasojë e kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vukpalaj të Komunës Kastrat, në Malësi të Madhe.
63-vjeçari jetonte i vetëm në banesë pasi fëmijët i kishte në emigracion, ndërsa ngjarja është zbuluar në orët e vona të së martës.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga nipi i tij në mes të sallonit.
Pashk Mujaj, 63 vjeç, jetonte i vetëm, ndërsa mbrëmjen e së martës i kishte lënë porosi nipit që të shkonte ta merrte për të shkuar në aeroportin e Podgoricës, pasi do i vinin dy djemtë nga emigracioni nga Anglia.
Nga hetimet paraprake, policia dyshon se viktima, i cili ka disa plagë në trup me armë zjarri, është vrarë me pistoletë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni se Pashk Mujaj do të ikte nga banesa për t’ju dalë djemve në aeroport dhe kanë menduar se askush nuk ndodhet ne banesë, mirëpo në momentin që kanë hapur derën kanë parë të moshuarin, nga frika se viktima ka njohur grabitësit, këto të fundit kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas familjarëve të të moshuarit, 63- vjeçari kishte biseduar në fshat se do i ktheheshin fëmijët nga emigracioni dhe kjo ka bërë që grupi hetimor të hetojë pikërisht personat që kanë qenë në dijeni për këtë fakt.
Deri në orët e mëngjesit janë shoqëruar nga policia 4 persona, të cilët dyshohen se kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje, por që ende nuk është arritur në zbardhjen e këtij krimi.
Të afërmit e viktimës janë pyetur nga policia dhe kanë sqaruar se nuk kanë asnjë konflikt apo hasmëri me njeri.

(Në foto: Banesa e 63 vjeçarit të vrarë me armë zjarri në Malsinë e Madhe) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO