Malësia e Kurbinit si në mesjetë, banorët në protestë: S’kemi rrugë e drita! Shteti s’ka ndërhyrë, njerëzit po ikin

Pa rrugë, energji elektrike dhe shërbim shëndetësor. Kjo është situata në 7 fshatra të Malësisë së Kurbinit. Udhëtimi në zonë bëhet vetëm me mjete të larta, pasi i gjithë segmenti rrugor me gjatësi rreth 15 km është i degraduar.

Me gropa të shumta dhe i rrezikshëm për shkak të terrenit malor, zona është thuajse e izoluar. Mbetur prej vitesh jashtë hartës së investimeve në këto fshatra mungon dhe shërbimi shëndetësor si dhe ka probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike, duke bërë që pjesën më të madhe të kohës zona të jetë në errësire.

Përballë mungesës së vëmendjes nga pushteti vendor dhe ai qendror, banoret u ngritën në protestë. Ata e konsiderojnë të papranueshme gjendjen në të cilën ndodhet Malësia e Kurbinit.

“Ne nuk kemi as drita, as rrugë, asgjë. Nuk ka vënë dorë kurrkush në këtë zonë, pavarësisht se është zona turistike fshati Skuraj. Është shumë vështirë me lëviz, me thënë nuk lëvizet fare se është krejt gropa, krejt rruga e dëmtuar. Po ikin dita e ditës së s’kanë ca bëjnë, rrugë s’ka, drita s’ka. 12 muajt e vitit ne kemi drita pothuaj 6 muaj.

Unë marr çdo ditë kalamajtë e shkollës, nga Llata i çoj në Skuraj. Kush dorë nuk ka vënë këtu asnjëherë, s’dalin punëtorët e mirëmbajtjes, e as nuk vjen bashkia.

Sa herë bie shi ne jemi pa drita. Normale nuk është”, thonë banorët.  

Mungesa e investimeve, kryesisht në infrastrukturën rrugore ka sjellë braktisje masive të fshatrave të kësaj zone, ndërsa edhe ata banorë që kanë ngelur e kanë humbur shpresën që situata mund të ndryshojë.

“Premtime ka pasur sa duash, por nuk janë realizuar asnjë.

Problem sa të duash, se njerëzit kanë ik gjithë me shtëpi me qira, pasi s’kanë gjet rrugë tjetër. Ka kaq vite që s’ka pasur investim në rrugë, drita s’kemi, paguajmë internetin 25 mijë lek, drita s’kemi 20 ditët e muajt. Vetëm për drita e ujë kemi vuajtur”, thonë banorët.

Deri rreth dy dekada më parë në fshatrat Skuraj, Gallat, Gërnac, Vinjoll, Selitë, Dauel dhe Malbardhe ka patur rreth 8 mijë banorë, por sot nuk ka më shumë se 1 mijë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë