Panorama është mbreslënëse nga maja e Gjallicës në Kukës! Reshjet e para të borës kanë zbardhur malin, duke tërhequr vëmendjen e të apasionuarve pas alpinizmit dhe turizmit malor.
Një grup qytetarësh nga Tirana, Durrësi dhe qytete të tjera janë ngjitur në majën e Gjallicës, në lartësinë 2,489 metra mbi nivelin e detit.
Ngjitja në këtë periudhë të vitit ofron një eksperiencë të veçantë, mes peizazheve të bardha dhe bukurive natyrore të malësisë së Kukësit.









Komente
Komento