Mali i Pashtrikut dhe liqeni i Vernicës shpallen zona të mbrojtura

Mali i Pashtrikut dhe liqeni i Vernicës shpallen zona të mbrojtura

Mali i Pashtrikut dhe liqeni i Vernicës

Mali i Pashtrikut në Kosovë dhe liqeni i Vernicës në Dibër janë shpallur zona të mbrojtura.

Ky vendim është arritur gjatë takimit zyrtar mes ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe homologut të tij kosovar, Fatmir Matoshi. Ky vendim pritet të zyrtarizohet me datë 28 nëntor, e ndërsa është rëndë dakord gjithashtu edhe për formalizmin e parkut natyror të përbashkët me qëllim shndërrimin e vijës ndërkufitare Shqipëri-Kosovë në atraksion të shtuar turistik.
 


Mali i Pashtrikut në Kosovë

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, pjesë e diskutimeve mes ministrave ishte edhe menaxhimi i përbashkët i mbetjeve, i cili do të shoqërohet me operacione pastrimi dhe plane menaxhimi të përbashkëta.
 


Liqeni i Vernicës në Dibër

Ministri Klosi zhvilloi gjithashtu një takim dhe me ministrin e Turizmit, Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala dhe përfaqësues të njohur të operatoreve turistikë shqiptare. Në fokus të këtij takimi ishte krijimi i një ofertë turistike të përbashkët Shqipëri Kosovë, pjesëmarrjen e përbashkët në panaire si edhe promovimin e turizmit malor, sidomos në Kosovë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale