Mali i Tërbunit në flakë, kreu i Bashkisë Pukë: 7 ditë ‘luftë’, na duhet ndihmë! Të ndryshohet ligji për mirëmbajtjen e pyjeve, të ketë më shumë kompetenca bashkia

Vatra e zjarrit në Malin e Tërbunit, në Pukë, duket mjaft problematike. Në një intervistë për Report Tv kreu i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj thotë se situata është shqetësuese dhe se ndonëse flakët po “luftohen” prej disa ditësh nuk është bërë e mundur vënia e tyre nën kontroll, ndaj kërkon më shumë mbështetje.

“Një situatë shumë shqetësuese. Po na ikën një resurs shumë i madh i zhvillimeve turistike.  Luftë prej ditësh ballë përballë me flakët. Është bërë e pamundur tejkalimi i kësaj situate ndaj kërkohet mbështetje”, tha ai.

Natyra po na shkrumbohet para syve thotë Gjonaj dhe rikuperimi i dëmeve të krijuara do shumë kohë, jo 1 vit apo 2 vite. Kësisoj ai kërkon që të ndryshohet ligji për mirëmbajtjen e pyjeve, duke vendosur rregulla më drastike për pesonat që nuk i zbatojnë si dhe duke i dhënë më shumë kompetenca bashkisë.  

“Takimi i parë që do të bëhet në parlamentin shqiptar rregulla drastike për të gjithë ata që nuk zbatojnë mirëmbajtjen e pyjeve.  Rikuperimi i tyre bëhet për 10 ose 15 dhe kjo duhet të bëhet me ligje të forta strikte. Sot nuk menaxhohet nga bashkia por nga ministria. Si mund ta bëjë ministria kur nuk është këtu. Besoj se do nxjerrin ligje që të na vënë para përgjegjësisë ne si bashki sepse nuk bëhet kështu me pyllin që do vite për të ardhur në këtë pozicion.  Një vend turistik më shkrumbohet para syve dhe smund ta shpëtoj. Pavarësisht ndihmave nga emergjencat civile…duhet ta bashkëshoqërojme me ligje të forta strikte.

Ligji në fushëm e menaxhimit të pyjeve. Kompetencat të jetë këtu për kryetarët e bashkive për të gjitha llojet e dëmtive shpërndorimit.  Personeli pyjor të jetë nën varësi të bashkisë. Unë po të kap një makinë me dru duhet të njoftoj inxhinierinë dhe të ruaj makinën, smund të marr direkt masa. Matrapazët janë trafikantë më të mëdhenj se ata të lëndëve narkotike. Po dëmtojnë të ardhmen e vendit tonë.

I kemi mundësitë për ta ndjekur këtë proces deri në fund, nëse ky ligj do ndryshonte në parlamentin e ardhshëm do tu jepte një zhvillim të madh pyjeve. Sot ne duhet të jemi të gjithë një bllok, janë në qeverisje apo sjanë, kjo është gjëja me çmueshme sot, ambienti, dhe kjo nuk gjenerohet për 1 vit ose 2 vjet. Këto grupe interesash i ka ngritur vetë ministria që drejtohej nga lsi”, tha më tej kreu i bashkisë Pukë.

Prej afro dy javësh vazhdon të digjet masivi pyjor në Majën e Rrunës në Malësi të Kukësit, në lartësi 800 m mbi nivelin e detit. Flakët kanë shkrumbuar qindra hektarë me ahë dhe pisha, e ndërsa aktualisht një vatër zjarri ka zbritur nga "Laku i Thive" drejt fshatit Leproj po pa rrezikuar banesa. Për operacionin e sotëm janë angazhuar 10 forca të shërbimit zjarrëfikës, 6 punonjës të pyjores, 4 nga komuniteti dhe 15 forca ushtarake të Mbrojtjes Rajonale Kukës. Flakët e zjarrit që kanë përfshirë malin prej tre ditësh sot kanë arritur në fshatin Molung të Rubikut në Bashkinë e Mirditës. Situata është problematike, pasi zjarri u është afruar banesave, ndërsa në rrezik është edhe fshati turistik Katund i Vjetër.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/08/2021 00:29

    Tek kerkesa per me shume kompetenca per menaxhimin e pyjeve nga bashkite futen dhe lejet per prerjen e pemeve per lende drusore zjarri e per mobilerite? Jo per gje,por jo te gjithe e duan pyllin per te njejten arsye,dhe jo te gjithe e shohin si ekosistem qe duhet mbrojtur,disa e shohin si burim fitimesh.Kush garanton qe me pyjet, bashkite nuk do sillen si me lejet e ndertimeve vend e pa vend ne bregdet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare