Mali i Tomorrit prej 4 ditësh nën 'pushtetin' e flakëve, digjen 20 hektarë pyje! Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë zjarrin

Mali i Tomorrit prej 4 ditësh nën 'pushtetin' e flakëve, digjen 20 hektarë pyje! Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë zjarrin

Foto nga zjarri në malin e Tomorrit

Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit, zonë e mbrojtur, vijon të jetë nën 'pushtetin' e flakëve. Zjarri, i rënë që para 4 ditësh vijon të jetë aktiv, ndërsa janë përhapur edhe disa vatra të reja, për shkak se flakët po favorizohen edhe nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Terreni shumë i vështirë në malin e Tomorrit ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për të bërë të mundur fikjen e zjarri, ndërsa prej tre ditësh tashmë forcat e mbrojtjes civile së bashku me Forcat e Armatosura po bëjnë ndërhyrjen nëpërmjet ajrit me helikopter, por sërish nuk ka mjaftuar për neutralizimin e vatrave të zjarrit. Sipas burimeve nga zjarrfikësja e Poliçanit, deri më tani janë djegur rreth 20 hektarë.

Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, si autorët të zjarrvënis, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë. Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. Gjithashtu edhe 3 persona po ndiqen në gjendje të lire.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës