PODGORICË- Modeli i protestave në Bosnjë kundër qeverisë, janë ndjekur edhe nga Mali i Zi. Sot në Podgoricë janë zhvilluar protesta të dhunshme, ku 20 protestues janë arrestuar pas përleshjes me policinë, pasi kanë tentuar të thyejnë kordonin para ndërtesës së qeverisë.
Protesta, siç raportojnë mediat malazeze janë organizuar për të nxjerr në pah korrusionin, kushtet e vështira ekonomike, keqqeverisjen, papunësinë dhe varfërinë.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës qeverisëse, ndërsa policia u është kundërpërgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës.
Demonstruesit kërkojnë shpërndarjen e qeverisë dhe dorëheqjen e deputeteve duke thirrur “hajdut” jepni “dorëheqje”, duam “ndryshim”.
Në demonstratat e sotme kanë marrë pjesë rreth 200 vetë. Ata, siç edhe në protestat në Bosnjë e Hercegovinë, janë organizuar me anë të një faqe zyrtare në rrjetin social “Facebook” që bënte thirrje për pjesëmarrje në protesta, raporton “BIRN”.
"Për 20 vjet ne kemi qenë të heshtur. Ne kërkojmë dikë që do të ndryshojë diçka për ne. Kjo është protestë qytetare, pa udhheqës politikanë dhe pa fjalime”, ka thënë një protestues.
"Boshnjakët janë në rrugë, ne çfarë po presim!? Dhjetëra mijëra njerëz të papunë dhe të uritur duhet të marrin drejtësinë në duart e tyre",- ka thënë një tjetër protestues.
Kreu i shoqatës Tregti e Lirë, është shprehur se pa protesta nuk do të ketë ndryshime, edhe pse situata nuk është e njëjtë si në Bosnjë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com