Mali i Zi heq dorë nga Eurovision 2023, reagimi i këngëtares shqiptare që do i përfaqësonte: Kisha zgjedhur këngë fantastike! Më vjen keq që s'gjetën sponsor

Mali i Zi heq dorë nga Eurovision 2023, reagimi i këngëtares shqiptare që do i përfaqësonte: Kisha zgjedhur këngë fantastike! Më vjen keq që s'gjetën sponsor

Edhe Mali i Zi ka marrë vendimin që të heqë dorë nga pjesëmarrja në festivalin Eurovision për vitin 2023 për shkak të tarifave që duhet të paguajnë.

“Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe – ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara”, informoi transmetuesi publik i Malit të Zi, RTCG.

Kostoja totale për të gjithë shkon deri në rreth 5 milion paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike pasi varet nga madhësia e vendit. Dy transmetuesit që janë tërhequr deri tani janë RTCG i Malit të Zi dhe MRT i Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e të cilëve nuk arritën të kalonin fazën gjysmëfinale të konkursit të këtij viti në Torino, Itali.

Në një deklaratë, Maqedonia e Veriut sqaroi se kostoja e papërballueshme dhe kriza energjetike i detyroi ata të marrin vendimin për të mos marrë pjesë. Malin e Zi do ta përfaqësonte një shqiptare nga Tuzi, e cila jeton prej vitesh në Neë York të Amerikës dhe ka marrë pjesë në shumë kompeticione të ndryshme.

Në një postim në Twitter, Enisa Nikaj shkroi: “Më vjen keq, duhet t’i përfaqësoja në Eurovision 2023, por nuk e gjetën një mënyrë për financimin. Këtë verë shkova në Mal të Zi dhe më kërkuan takim. Më pyestën nëse do të doja t’i përfaqësoja dhe unë pranova, madje bëra një intervistë për televizionin e tyre pas një prej takimeve. Isha shumë e lumtur dhe kënga që zgjodha ishte fanstastike”.

Kujtojmë se Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për Festivalin e 67-të të Eurovision 2023. Finalja e Madhe e Eurovision 2023 do të zhvillohet në ‘Liverpool Arena’ pranë lumit Mersey më 13 maj. Ndërkohë gjysmëfinalja do të mbahet më 9 dhe 11 maj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë