PODGORICË, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ - Parlamenti i Malit të Zi miratoi dje në mbrëmje buxhetin e vitit 2015, ku parashikon një derificit të PBB-së prej 6,5 për qind në këtë vend të vogël të adriatikut që është kandidat për të aderuar në BE.
Buxheti prej 1,8 miliardë eurosh, i paraqitur në parlament nga qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Milo Djukanoviç, mori votat e 44 deputetëve ndërsa 21 votuan kundër.
Buxheti i këtij vendi, ku papunësia prek 20 për qind në 650 mijë banorë, parashikon kursime prej 1,32 miliardë eurosh dhe shpenzime prej 1,56 miliardë eurosh.
Qeveria e kësaj ish-republike jugosllave, të pavarur që prej vitit 2003, synon të ketë një rritje prej katë për qind të PBB-së në vitin 2015./
/G.S/