PODGORICE-  Pas zgjedhjeve të 14 tetorit në Mal të Zi shqiptarët rrezikojnë të përfaqësohen me më pak se tre deputetë në parlament. Ndonëse përbëjnë vetëm pesë përqind të popullsisë së vendit fqinj ata do të garojnë të ndarë në katër koalicione. Përçarja e forcave politike shqiptare ndikon negativisht në përfaqësimin e tyre në parlament. I këtij mendimi është edhe kryetari i partisë shqiptare “Forca e Re Demokratike” Nazif Cungu.

Ligji zgjedhor në Malin e Zi përcakton se partitë detyrimisht duhet të kalojnë pragun prej 3% që të mund të futen në parlament. Një masë e tillë dhe ndarja në katër koalicione rrezikon t'i lërë shqiptarët jashtë organit më të lartë legjislativ.
(dm/shqiptarja.com)