BAMAKO - Personi i fundit që ishte prekur dhe vuante nga Ebola në Mali është shëruar plotësisht nga sëmundja, njofton Ministri i Shëndetësisë të Malit.
 
Në një deklaratë zyrtare, thuhet se pacienti i fundit plotësisht është shëruar, 12 ditë pas momentit kur doli pacienti i parë që u diagnostikua me Ebola në Mali.
 
Nga shtatori, gjashtë njerëz kanë vdekur në Mali nga Ebola. Pritet që në këtë vend afrikan të shpallet dhënia fund e epidemisë së kësaj sëmundjeje siç u shpall në Nigeri dhe Senegal.
 
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Ebola kanë vdekur 6533 njerëz. /Anadolu Agency/
 
Redaksia Online
(a/h/shqiptarja.com)