Një nga vajzat që konkuroi sivjet në Miss Shqipëria do të përfaqëojë sonte vendin tonë në një ndër evenimentet e bukurisë botërore, Miss Freedom of The World. Konkursi i cili zhvillohet në Kosovë, ka ngjallur shumë interes dhe mendohet të jetë një një garë e fotrë mes 15 bukurosheve që konkurojnë për kurorën e më të bukurës. Përfaqësuesja e vendit tonë në këtë eveniment bukurie do të jetë Malina Seferi e cila jeton në Italia, ku edhe zhvillon aktivitetin si modele në disa nga agjencitë më të njohura të modelingut. Ndërkaq në këtë konkurs ka qenë e pranishme edhe bukuroshja rusë Natalia Sarahova, e cila përveçse ka vlerësuar mikpritjen vendase ka theksuar se ka gjasa që edhe presidenti rus të vizitojë Kosovën, pas pjesëmarrjes së saj në Miss Freedom of The World.