MALIQ- Një ngjarje aksidentale është regjistruar në një fshat. Viktima Agron Gjoni është rrëzuar nga pema e qershisë. 50- vjeçari menjëherë u transportua në spital për të marrë ndihmën e mjekëve.
Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Burime nga bluzat e bardha bënë më dije se Gjoni kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për të kryer hetimet e mëtejshme. Ndërkohë që blutë e Korçës pohojnë se ngjarja ishte aksidentale.
Komento