MaliqNjë bombol gazi dyshohet se ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 11:00, në një banesë në fshatin Maliq. 

Si pasojë e shpërthimit, janë lënduar tre anëtarë të familjes, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 Banesa është në pronësi të shtetasit M. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.