Pallati i Kulturës së Maliqit 'Dhimitër Orgocka' është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërkohë mësohet se kinemaja, e cila ndodhet në katin e dytë është djegur totalisht.
Nga raportimet paraprake nuk bëhet fjalë për lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht flakët e zjarrit masiv nuk kanë prekur ndërtesat e tjera ndërsa nga verifikimet e para dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale.
Në një pronocim për mediat, kreu i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu është shprehur se flakët janë konstatuar rreth orën 03:00.
Sipas tij zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por duke qenë se godina është e ndërtuar me dru e ka bërë më të vështirë shuarjen e flakëve.
Kreu i Bashkisë i bën thirrje qeverisë për ndihmë pasi dëmi i shkaktuar nga flakët e zjarrit është kolosal për sa i përket aspektit moral, historik dhe kulturor.
[gallery]20149[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO