Pakujdesia nga ana e prindërve ka bërë që një fëmijë 9 vjeç të plagoset nga shpërthimi i një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moçan të Maliqit.

Sipas policisë, "i mituri me iniciale A.M  duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombol gazi,  për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve".

Mësohet se fëmija është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.