Maliq, i vjedhin firmës 280 litra
naftë, arrestohen dy punonjësit
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Julian Muçollaru 25 vjeç dhe Aleksandër Shkëmbi, 35 vjeç, ku ky i fundit është edhe autori i vjedhjes së karburantit të firmës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Julian Muçollari ka pasur dijeni që karburanti ka qenë i vjedhur dhe e ka blerë atë nga 35- vjeçari.
Dy punonjës të një firme në Maliq janë arrestuar duke transportuar një sasi nafte prej 280 litrash, të vjedhur nga vetë ata në firmën ku punonin.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë Julian Muçollaru 25 vjeç dhe Aleksandër Shkëmbi, 35 vjeç, ku ky i fundit është edhe autori i vjedhjes së karburantit të firmës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Julian Muçollari ka pasur dijeni që karburanti ka qenë i vjedhur dhe e ka blerë atë nga 35- vjeçari.
Mbi dy të arrestuarit rëndon vepra penale e “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Njoftimi i policisë:Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
• Aleksandër Shkëmbi, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë dhe
• Julian Muçollari, 25 vjeç, banues në fshatin Poçestë, (të dy punonjës në një firmë private ndërtimi).
Më datë 07.10.2017, në Maliq, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Julian Muçollari, duke transportuar me mjetin e tij kamionçinë tip "Ford", një sasi karburanti prej rreth 280 litra (naftë), e cila rezulton se është vjedhur tek firma private nga shtetasi Aleksandër Shkëmbi.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Julian Muçollari, duke patur dijeni për faktin e mësipërm, ia ka blerë sasinë e naftës shtetasit Aleksandër Shkëmbi.
Nga ana e Policisë, po kryhen hetime nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si edhe po punohet për dokumentimin e plotë të saj.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" parashikuar nga nenet 135 dhe 287/b të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës bëhet rezidencë për artin shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57