Maliq, monodrama në rrënojat e pallatit të kulturës

Edicioni i 19-të i monodramës “Albamono” po mbahet në Korçë nga 21 deri më 24 qershor me pjesëmarrjen e 5 artistëve të huaj. Për natën e parë u zgjodh pikërisht godina e rrënuar e qendrës kulturore për të tërhequr vëmendjen e Ministrisë së Kulturës.

Festim Tomorri - Drejtor i Qëndrës Kulturore Maliq thotë: “Risia e vetme është që ne po e bëjmë në një skenë të përshtatur. Jemi në një sallë, ku nuk kemi çati në qiell të hapur duket shumë antike. Mundësia e vetme është që të nxiten ata që mund të investojnë, për ta mbrojtur nga agjentë atmosferikë ne e kemi në traditë që të jetë dhe Shqipëria, por, nuk u bë dot sivjet.

Drejtori i Festivalit, Edmond Xhumari foli për mungesa e financimit.

"Festivali ka vite që zhvillohet në Korçë dhe i fillon përgatitjet që në nëntor për përcaktimin e shfaqjeve deri në muajin prill. Organizimi i këtij viti ka pasur shumë vështirësi pasi nuk kemi pasur financim ashtu siç duhet por vetëm mbështetjen e Bashkisë së Maliqit" Edmond Xhumari - thotë Drejtor i Festivalit 

Kryetari i jurisë tha se në fund të festivalit do të ndahen 3 çmime.

Mazen El Gharabaëy - Kryetar Jurie “Festivali i Monodramës në këtë edicion të 19-të vjen me 5 aktorë nga 5 shtetet të ndryshme në këtë festival do të ndahen 3 çmime që do të jepen në fund të festvalit. “çmimi i madh do të jepet në emër të themeluesit të festivalit “Dhimitër Orgocka”, çmimi për aktorin më të mirë, çmimi për regjinë më të mirë. 

Përpos Maliqit artistët do të performojnë në ditët në vijim në katedralen e Korçës.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë