Pas denoncimit në polici për zhdukjen prej dy ditësh, është gjetur vajza 16-vjeçe nga Maliqi. Ditën e djeshme nëna denoncoi se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer, ndërsa pas publikimit të lajmit në media sot është gjetur.
Mësohet se vajza ka qenë në Durrës, prindërit kanë arritur të flasin në telefon ditën e sotme, ndërsa ajo është shprehur se dje i shte fikur telefoni, pasi nuk kishte bateri.
Ndërkohë që e kanë marrë, nëna me inicialet V.R. është kthyer në shtëpi me vajzën 16-vjeçe K.R. Në muajt e fundit janë zhdukur disa persona, konkretisht dy në Shkodër dhe tre në Vlorë.