Maliq, plagosi gruan e djalin dhe nuk iu dorëzua policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA (EMRI + VIDEO)

MALIQ -   Ramiz Muçollari është ekzekutuar në banesën e tij nga forcat RENEA të cilët kishin shkuar për ta arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme kishte plagosur gruan e djalin dhe refuzonte të dorëzohej.

Për më shumë se 8 orë - gjatë natës duke vijuar sot në mëngjes (12 gusht 2023)banesa e 62 vjeçarit në fshatin Qesarakë të Maliqit ka qenë e rrethuar nga forcat të policisë së  Korçës, Maliqit dhe RENEA-s e cila kishte shkuar në ndihmë. Ndaj tyre është qëlluar disa herë me armë zjarri, mitraloz të lehtë megjithëse policia i bënte thirrje dhe tentonte të negocionte për tu vetëdorëzuar.

Vila tre katëshe i ngjante një shesh beteje.

Pas plagosjes së dyfishtë, 62 vjeçari u mbyll në banesë dhe  nuk i'u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t'u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre. Në mëngjes forcat Speciale "Renea", kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale "Renea", duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. “Forcat Speciale "Renea", në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën” informoi policia e Korçës në njoftimin e saj të orës 09:00 të mëngjesit
 

Plagosi gruan dhe djalin

Policia kishte shkuar mbrëmjen e djeshme në banesën e 62 vjeçarit pasi kishte marrë informacion se burri kishte plagosur me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij, Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç.

“Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar i cili është i armatosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale,” informoi policia sot në orën 07:30 minuta.

Përgjatë natës, Forcat  Speciale "Renea", i kanë bërë thirrje të pandërprera për t'u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri. 

Rreth orës 08:30 minuta u mësua se forcat RENEA kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingo dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale "Renea", duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. 

Forcat Speciale "Renea", në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën" informoi policia.

 

Familjarët dhe fqinjët tregojnë se 62-vjecari Ramiz Muccollari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Një ditë më parë, paraditen e së premtes ishte vizituar në spitalin Psikiatrik të Tiranës dhe kishte dalë prej andej me disa qetësues. Ndërsa në mbrëmje ka debatuar me bashkëshorten dhe djalin, të cilët i ka goditur me sende të forta. Siç tregojnë fqinjët ai pretendonte se I biri luan bixhoz.Një fqinj i tha Report TV se të shtënat kishin dëgjuar natën dhe kishin vijuar edhe në mëngjes. 

Policia thotë se Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon. Mësohet se bashkëshortja, Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe djali i tij Kamber Muçollari janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Raporton për Report TV dhe shqiptarja.com nga fshati Qesarakë të Maliqit Armand Braho 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Maliq, RENEA hodhi bomba tymuese për të neutralizuar Ramiz Muçollarin

 

1691831398_Screenshot1.jpg

Detaje të reja nga operacioni për neutralizimin e Ramiz Muçollarit i cili ishte izoluar në banesë dhe nuk pranonte t’i dorëzohej policisë por shkëmbeu zjarr me të.

Gazetari i Report TV mëson se RENEA 4 – 5 herë ka hedhur bomba tymuese për të neutralizuar 62 vjeçarin.

 Policia thotë se Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

 

Ora 10:07
Maliq, momenti kur forcat RENEA hyjnë në banesën e Muçollarit

 

Publikohen pamjet e operacionit të RENEA-s në banesën e Muçollarit në fshatin Qesarak të Maliqit. 

62 vjeçari u ekzekutua nga RENEA si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën”

Ora 10:03
U ekzekutua nga forcat RENEA, momenti kur efektivët afrohen në derën e shtëpisë dhe i drejtojnë armët 62-vjeçarit në Maliq

1691826730_aksioniipolicise.jpg
Pamje të reja janë zbuluar nga momenti i ekzekutimit të 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari i cili u vra nga forcat RENEA, mëngjesin e sotëm në fshatin Qesarak të Maliqit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, duken dy efektivë të forcave RENEA, të cilët janë pozicionuar me armë në dorë në derën e shtëpisë së viktimës, ndërsa në sfond duket rrëmuja nga përleshja me armë mes tyre.

Ora 09:43
Kjo është arma me të cilën Ramiz Muçollari qëlloi drejt forcave RENEA

1691825906_foto.jpg

Kjo është arma me të cilën Ramiz Muçollari ka qëlluar drejt forcave RENEA e policisë për 8 roë rrethim.

 

Ora 09:35
RENEA ekzekuton 62 vjeçarin pasi shkëmbeu zjarr dhe refuzoi të dorëzohej, Balla: Mirënjohje! Kryen detyrën

1691824602_fnshmaliq.jpg

Ministri i Brendshëm ka reaguar ndaj ngjarjes në fshatin Qesarak të Maliqit ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA vdiq Ramiz Muçollari.

Taulant Balla i shprehu mirënjohje forcave RENEA

"Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën."

Ora 09:29
U ekzekutua nga RENEA, Ramiz Muçollari ishte agresiv! Dje u vizitua në spitalin psikiatrik dhe mjekët i rekomanduan të shtrohej

1691824386_maliq.jpg

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 62-vjeçarin që u ekzekutua mengjesin e sotëm nga forcat  RENEA, në fshatin Qesarakë të Maliqit.

Policia thotë se Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Mësohet se në spital 62-vjeçarit i kanë bëre vetëm nje serum me qetësues dhe i kanë rekomanduar të shtrohet në spitalin e psikiatrisë.

 

Ora 09:10
Maliq, RENEA ekzekuton Ramiz Muçollarin! Policia: Pati një orë shkëmbim zjarri

1691824386_maliq.jpg

Policia jep informacion zyrtar lidhur me ekzekutimin e Ramiz Muçollarit sot paradite në banesën e tij në fshatin Qesarakë, Maliq

Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale "Renea", por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.

Forcat Speciale "Renea", në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme  plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë  u mbyll në banesë dhe  nuk i'u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t'u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre. 

Ndodhur në këto kushte  janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale "Renea", të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.

Përgjatë natës, Forcat  Speciale "Renea", i kanë bërë thirrje të pandërprera për t'u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.

Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale "Renea", kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale "Renea", duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Forcat Speciale "Renea", në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.

Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Ora 09:00
Maliq, RENEA ekzekuton Ramiz Muçollarin! Detaje të reja

1691823320_renea.jpg

Detaje të reja nga fshati Qesarakë i Maliqit. 62 vjeçari Ramiz Muçollari u ekzekutua pasi kishte qëlluar drejtëpërdrejtë me automatic forcat RENEA të cilat kishin arritur të hynin në katin e dytë të banesës tre katëshe,  ndërkohë ai ishte i fshehur në papafingo.

Mësohet se rrethimi i banesës ka nisur prej orës 02:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa krismat janë dëgjuar deri në Maliq.

62 vjeçari ka pasur kallashinkov dhe ka shtënë disa herë drejt policisë.

Ora 08:48
Maliq, ekzekutohet nga RENEA Ramiz Muçollari

1691822576_finalprojekt.00411218.Still059.jpg

Ekzekutohet nga RENEA Ramiz Muçollari. Ai plagosi mbrëmë gruan e djalin dhe nuk pranboi ti dorëzohej policies

Qëlloi disa herë drejt efektivëve. Ramiz Muçollari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

Ora 08:19
Maliq, dëshmia e fqinjit: Mbrëmë Muçollari plagosi gruan dhe djalin me armë, gjatè natës pati të shtëna

 

Një fqinj i familjes Muçollari në fshatin Qesarak të Korçës tregon se 62 vjeçari kishte plagosur mbrëmë  bashkëshorten e djalin e tij, dhe gjithë natën kishte qëlluar. Edhe gjatë mëngjesit kishin vijuar të shtënat.

Fqinji pranon se Ramiz Muçollari ishte një person që vuante nga problem të shëndetit mendor por ishte i qetë, vetëm këto ditë.

“U bë mirë kohët e fundit. U bë mirë, ishte i qetë. Mbrëmë në darkë nga ora 21:00, morëm vesh që kishte goditur të shoqen dhe të birin. Gjatë natës qëlloi me armë. Sot gjer  tani bam.. bam .. bam…  

Ora 08:18
Maliq, RENEA hyn në banesë, vijon negociatat me 62 vjeçarin për tu dorëzuar

1691820323_maliq.jpg

Detaje të reja nga fshati Qesarakë i Maliqit. Gazetari i Report TV dhe shqiptarja.com i cili ndodhet në vendngjarje informon se RENEA ka mundur të hyjë në banesë dhe  ndodhet në katin e dytë, ndërsa 62 vjeçari Ramiz Muçollari ndodhet në papafingo. Vijojnë negociatat për tu dorëzuar.

Ora 08:04
Maliq, pamjet e para nga fshati Qesarakë! Policia rrethon zonën po negocion me 62 vjeçarin të vetëdorëzohet

 

Report TV dhe shqiptarja.com sjell pamjet e para nga fshati Qesarakë ku policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me Ramiz Muçollarin për tu vetëdorëzuar.

Mësohet se bashkëshortja, Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe djali i tij Kamber Muçollari janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Muçollari ka goditur bashkëshorten me thikë në këmbë, ndërsa djalin e ka goditur me mjet të fortë në kokë.

Ora 07:45
Maliq, identifikohet 62 vjeçari që nuk pranon të dorëzohet dhe po qëllon drejt policisë

1691819537_maliq.jpg

Report TV identifikon 62 vjeçarin i cili ndodhet brenda banesës në fshatin Qesarakë të Maliqit dhe nuk pranon t’i dorëzohet policisë por qëllon me armë drejt saj.
Ai është Ramiz Muçollari.

Policia kishte shkuar atje pasi ishin njoftuar se 62 vjeçari kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

"Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale "Renea", të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë" informoi policia e Korçës.

Njoftimi i policisë i shpërndarë në orën 07:30 minuta

Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale "Renea", të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eli: 12/08/2023 20:21

    Ngushellime familjareve te te ndjerit, ishin nje familje shembullore. Cuditerisht jeta te sjell situata te papritura. Shume keq qe eshte ekzekutuar. Policia duhet te kishte perdorur te gjitha masat per ta neutralizuar dhe sidomos kur gjendja e tij ishte per tu ndihmuar. Paaftesi totale nga policia r shtetit.

    Përgjigju
    • Grupi: 13/08/2023 00:02

      Killerat e RENEA kur gjejne keshtu fakire dhe te semure nuk falin te ekzekutojne. Nuk behet fjale per bomba shock, gaz neuro paralizues ose ndonje plagosje. Ekzekutim direkt me skuader pushkatimi. Diten ekzektues te pameshirshem te te pamundurve dhe naten bodyguarde, killera me pagese dhe biznesmene me parate e krimit. E harrove shefin e stervitjes me mijra euro? Apo ate tjetrin me sniper, apo ate tjetrin me kokaine ne ndroq? Ne Lazarat ju vrane kolegun dhe nuk diten ku futen kokat dhe as nje mize nuk vrane. Kete ekzekutim do e quajne si sukses njelloj si gjyqtaret qe mbushin statistkat me fakire dhe lirojne kriminele.

  • Rama: 12/08/2023 18:18

    I lame nji arme te re aty afer.....qe gjasme desh me na vra

    Përgjigju
  • Mesim: 12/08/2023 17:47

    Ligji 72/2014 per Perdorimin e Armëve te zjarrit Nga profesionistët e Tyre polici ushtri ; Thuhet Qe Arma e zjarrit perdoret si mjet ekstrem Ne nje situat kur te gjitha format e tjera nuk kane dhene Apo nuk kane shenja per te dhene rezultat parlajmerimi perdorimi i gazit e etj: Dhe kjo mas nuk duhet te jete me e vogel se demi i SHkaktuar nga Agresori, Pra humbja e jetes se tij, POR kjo mase nuk merret Ndaj fëmijve femrave te dehurve dhe njerzve me probleme te shëndetit mendore pa paralajmerim Apo manovrave neutralizuese, Kur rrethanat jane Reciproke pra Arme: Arme thike :thike shkop: shkop Theksoj Punonjesi ka Avantazhin dhe moralin profesional te veproj ne perputhje te plote me Ligjin dhe pergjigjet pas ekspertizes se Situates... Kam përshtypjen se eshte zbatuar Neni 73 pika 2 Eleminim me URDHER sps ka pasur dy te dëmtuar Familjar te; te Ndjerit dhe eshte vlersuar si i rrezikshem

    Përgjigju
  • E Drejta: 12/08/2023 16:41

    Ky tipi paska pasur mitraloz te lehte i cili eshte arme shume e fuqishme kembesorie dhe shume preçize! Ka fuqi zjarri te pazakonte! Shyqyr qe nuk jane demtuar policet! Asgjesimi eshte ne zbatim te ligjit!

    Përgjigju
  • Zhi: 12/08/2023 15:35

    Ushtrime gjuetije. Turp.

    Përgjigju
  • Ish specjals: 12/08/2023 11:11

    Vrasja tregon pa aftesine e kesaj strukture per te menaxhuar situata te tilla. Psh. A i hodhen gaz apo subsanca te tjera qe e neutralizonin pa e vrare. Ky negociatori a eshte i kualifiluar apo eshte kot sepse zakonisht dergohen persona qe nuk i duan verdalle ose duan ti denojne dhe nuk i dergojme ne akademi pse negociator te renea. Ta dini o popull se sa here renea vret do te thote qe kane deshtuar.

    Përgjigju
    • Shtetformimi: 12/08/2023 21:05

      Jam dakord me ju i nderuar. Jeta e e te ndjerit duhej ruajtur. Policia duhet te duronte derisa i ndjeri te lodhej. Nuk eshte zgjidhje vrasja. Siç edhe ju e thate, vrasja eshte deshtim i policise!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK