Maliq, prangosen babë e bir, u 
konfliktuan me kushëririn për prona

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së qytetit të maliqit, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për çështje pronësie.

Siç raporton policia, në pranga ka rënë Refki Bregu 61-vjeç, Dionis Bregu 26-vjeç (babë e bir) si edhe Rasim Bregu 52-vjeç, (kushëriri i tyre) pasi në fshatin Podgorie, për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin. 

Për pasojë kanë marrë lëndime trupore (të lehta) Dionis Bregu, si edhe Rasim Bregu, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy