Maliq - Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku një person është gjetur pa shenja jete në  murin rrethues të një banese.

Sipas të dhënave paraprake, viktima Eduard Çarçani, është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues.

Dyshohet se 45-vjeçari ka tentuar të hyjë për të vjedhur, por gjatë kësaj situate bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar edhe vdekjen.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.