TIRANE- Deputeti i opozitës së re në radhët e LSI-së Lefter Maliqi ka mbështetur nismën e presidentit për të thirrur tubim popullor për 'besëlidhje' në datë 2 mars. Në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, Maliqi u shpreh qeveria ka kapur shtetin dhe drejtësinë, dhe është koha për të rrëzuar atë që ai e quan regjimi i ri diktatorial.

Ai iu drejtuar policisë së Shtetit duke i kërkuar që në datë 2 mars të sillen ashtu si në vitin 1991 kur ra busti, ndërsa paralajmëroi se duhet të shmanget përdorimi i gazit lotsjellës.

"Ashtu siç kam qenë në çdo protestë. Dua t'i them shqiptarëve që jeni në një luftë me krimin. Të gjithë pushtetet janë të PS. Reforma në Drejtësi është e kapur. SPAK nuk po funksionin, është vënë në rresht nga ministri i Brendshëm. Kemi parë vrasje, rrëmbime, tritole, grabitje kudo dhe shteti nuk funksionon por bën show. Nuk kemi drejtësi për 51 viktimat e tërmetit. Ky parlament është i kapur. E kam thënë që në krye të herë që të gjitha votimet për anti-shpifjen, KÇK, kodin penal janë vetëm për të shantazhuar këtë popull. Unë do të them sot që edhe thirrjen e presidentit Meta do ta mbështes. I bëj thirrje të gjithëve të jenë atje për protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e këtij diktatori. Meta ka qenë student i dhjetorit për mbrojtjen e demokracisë. Të gjithë e dinë që po u kap kushtetuta do kemi zgjedhje moniste farsë. I bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestën e dy marsit.Policia e Shtetit është e nëpërkëmbur. Vettingu drejtohet nga një zonjë që e ka bashkëshortin oficer të thjesht policie", deklaroi Maliqi.

Duke folur me gjuhën e presidentit Ilir Meta, Maliqi tha se Rama sot po bën show me ligjin anti-KÇK dhe OFL, ndërsa akuzoi kolegët e tjerë deputetë në radhët e opozitës së re se janë rreshtuar në krah të mazhorancës duke votuar ligjet e propozuara prej tyre.

"Policisë së shteti i bëj thirrje të përgjigjet njësoj si në vitin 1991 kur ra busti. Kujdes me gazin lotsjellës, mos u bashkoni me thirrjet politike. Nesër duhet të vijë në krye një njeri që i shërben interesave të vendit. Ky njeri i mbushi burgjet me njerëz të vuajtur dhe bën show me OFL me një vajzë me syzë. Në 2 mars dhe më pas të jenë për fatet e vendit. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për një zgjidhje sa më të shpejtë. Presidenti ka qenë edhe në 2009 në grevë urie për të mbrojtur kushtetutën.

Shqiptarë jeni në një ditë, ku thërret qameti. Ka ardhur koha për të rrëzuar këtë diktator të ri. E kam thënë edhe më parë që mandati im nuk i shërben kapjes së vendit se ndryshe e lë në moment. Deputetët i kam kapur duke bërë pazare me zoti Balla e të tjerë nëpër komisione. Ata votuan për median për anti-shpifjen", u shpreh Maliqi.