Mallakastër ishte shpallur në kërkim
për kanosje, prangoset 21-vjeçari

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë së këtij qyteti bëhet fjalë ëpr Sentiljano Bregasin nga fshati Aranitas në Mallakastër i cili është dënuar me 6 muaj burg për "Kanosje" dhe "Prodhim e mbajte pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive".
 
Informacioni i policisë
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për "Kanosje" dhe "Prodhim e mbajte pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive".
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:
-Sentiljano Bregasi, 21 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 22.06.2016, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Kanosje" parashikuar nga Nenet dhe 280 dhe 84 të Kodit Penal.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor