Berti Xhelaj 35-vjeç ka rënë në prangat e policisë së Mallakastrës, pasi gjatë një kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar municione luftarake.
 
Sipas të dhënave të policisë lokale, bëhet e ditur se, në shtëpinë e Berti Xhelajt 35-vjeç u gjetën dhe sekuestruan 61 fishekë automatiku model 56, 1 krëhër dhe 6 mbajtëse metalike fishekësh.
 
Para se të fillonte kontrolli Berti Xhelaj u largua me shpejtësi nga banesa duke mos u bindur thirrjeve të policisë, por pas ndjekjes nga patrulla e policisë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)