MALLAKASTËR – Deputeti socialist Piro Lutaj i ka propozuar sot Këshillit Bashkiak të Mallakastrës, që Ardian Klosi të shpallet “Krenaria” e këtij qyteti. Në letrën zyrtare dërguar anëtarëve të Këshillit, Lutej deklaron se dhënie e titullit i bëhet një prej personaliteteve të kulturës dhe dijes shqiptare.

“Si studiues, albanolog, përkthyes, publicist, shkrimtar, analist, eseist si dhe një veprimtar i shquar i shoqërisë civile për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut sipas standarteve europiane.
Ai mendjen shpirtin dhe idealizmin e mallakastriotit e ngriti në nivelet më të larta të përfaqësimit intelektual jo vetëm në nivel kombëtar por dhe më gjerë. Ai është pjesë e vlerave më të çmuara të krahinës së Mallakastrës, me identitet të fortë, dhe që rrezatonte veçse dashuri dhe dinjitet njerëzor”, deklaron Lutaj në propozimin e tij.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, në rastet e dekorimeve apo dhënies së titujve të personaliteteve të ndryshme, në rastet e qyteteve, kjo kopetencë i takon pushtetit vendor.

(aq/shqiptarja.com)