Fier-Dy raste abuzimi seksual janë denoncuar në pak orë në Drejtorinë e Policisë së Fierit.
Rasti i parë ka ndodhur në Mallakastër dhe flet për një 16-vjeçare e cila ka pasur marrëdhënie seksuale nëntë muaj më parë me një 31-vjeçar, që e ka lënë shtatzënë dhe para 4 ditësh ajo ka sjellë në jetë foshnjën e saj, fryt të kësaj lidhjeje.
E mitura pretendon se babai i foshnjës është pikërisht 31-vjeçari me inicialet B.H., i cili është shpallur në kërkim. Vajza ka pranuar se ka pasur lidhje intime me të dyshuarin, por nuk ka ende informacione për arsyet pse nuk e ka denoncuar apo raportuar.
Policia vendore konfirmoi rastin dhe nisjen e hetimeve, duke shpallur në kërkim të dyshuarin.
Kurse ngjarja e dytë, edhe më e rëndë, ka ndodhur në qytetin e Divjakës. Një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një tjetër mashkull.
Policia vendore bëri me dije se:
“Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas 38 vjeç, me probleme të shëndetit mendor”.
Për momentin i dyshuari që mohon krimin, po hetohet në gjendje të lirë, deri në daljen e rezultateve të ekzaminimit dhe ekspertimit.
43-vjeçari ndodhet nën dyshimin për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale, me persona që janë të pazotë fizikisht.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
79.4%
-
Të gabuar
16.3%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 5139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Hapësirë sfiduese, standard për asgjë’! Artisja nga Prishtina, Majlinda Kelmendi vjen me ekspozitë të veçantë në Fier
12 Shtator, 10:51
-
Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, arrestohen edhe 2 djemtë e autorit! Në hetim babai i tij dhe një tjetër
11 Shtator, 12:35
-
‘Miqësia që përfundoi në plumba’, fqinjët të tronditur pas vrasjes së dy vëllezërve në Roskovec: Hanin e pinin bashkë, u zunë për fëmijët
11 Shtator, 11:29
-
Vrasje e dyfishtë në Roskovec të Fierit/ Vret 2 vëllezërit pas sherrit të fëmijëve, autori vetëdorëzohet! Shoqërohen dy djemtë e tij (EMRAT)
10 Shtator, 14:34
-
Ishte duke punuar në një kasolle pranë banesës, 65-vjeçarin e zë korrenti dhe ndërron jetë
9 Shtator, 11:00
-
Lushnjë/ Zvarriten punimet, tre shkolla mësim me turne
9 Shtator, 10:14
-
E trishtë në Fier! Misri derdhet në rrugë se nuk ka treg, fermerja: Tallen me ne maskarenjtë!
8 Shtator, 13:06
-
VIDEO/ Viti i ri shkollor nis të hënën, gati një tjetër shkollë e re në Fier, 'Naim Frashëri' do presë 850 nxënës!
7 Shtator, 08:48
-
Roskovec/ I mituri plagos me thikë 39- vjeçarin pas një konflikt të çastit! Arrestohet autori
6 Shtator, 17:24
-
Aksident në aksin Lushnjë-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve që po udhëtonte me motor! Shoferi i makinës largohet nga vendngjarja
4 Shtator, 22:44
-
Beleri flet pas daljes nga burgu: Çështjen do e çoj në Gjykatën e Strasburgut, zgjedhjet ishin të paligjshme! Tavo mund të jetë kryebashkiak i Tërbaçit, por jo i himarjotëve
2 Shtator, 14:00
-
U dënua për blerje votash, Fredi Beleri lirohet me kusht, i kishin mbetur edhe 6 javë burg! Militantët në Himarë e presin me flakadanë (VIDEO)
2 Shtator, 11:16