MALLAKSTËR - Një 50-vjeçar gjen vdekjen, teksa motorçikleta me të cilën udhëtonte përplaset me nje furgon në afërsi të fshatit Frakull në Mallakastër.

Viktima është identifikuar si shtetasi, Mehmet Amzaraj, banues në fshatin Ninesh komuna Fratar në rrethin e Fierit.

Motorçikleta me të cilën udhëtonte Amzaraj në hyrje të rrugës nacionele Fier-Fratar është përplasur me automjetin tip furgon me targa AB 464 T, që drejtohej nga një 56-vjecar me banim në Gjirokastër.

Përplasja ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra. 

Policia rrugore dhe ajo e rendit kanë mbërritur ne vendngjaraje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit,ndërsa kanë ndaluar edhe drejtuesine mjetit, tip furgon.

Burime pranë policisë së Fierit bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë mungesa e sinjalsitikës në rrugë.

Redaksia Online
(a.ç/mag/shqiptarja.com)