Strukturat antidrogë në Policinë e Shtetit, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Koordinata", në Mallakastër, me sekuestrimin e rreth 25 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia bën të ditur se si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë 37-vjeçari Armand Pashaj, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Arrestimi i shtetasit Armand Pashaj u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal. 

[gallery]22673[/gallery]



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com