MALLAKASTËR - Vetë zv/drejtori i policisë së shtetit Agron Kuliçi, ekspertë kriminalistikë por dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në fshatin Belishovë të komunës Qendër të Mallakastrës, ku një çift bashkëshortësh u vrarë me armë zjarri dhe më pas autorët i kanë vënë flakën banesës së tyre dhe lokalit të vogël që ata kishin në pronësi.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 23: 30 minuta, kur persona ende të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri çiftin Enver, rreth 55 vjeç, dhe Azbie Myftari, 52 vjeçe më pas i kanë vënë flakën banesës së tyre, duke tentuar t'i djegin brenda dhe të humbin çdo gjurmë.
SI U ZBULUA KRIMI
Pak para mesnatës, kishte qenë i vëllai i Enverit, Flamuri i cili sapo ka dalë nga shtëpia e tij ka parë flakë dhe tym që dilte nga banesa e të vëllait Enverit. Menjëherë ka njoftuar vëllezërit e tjerë të cilët banojnë në distanca të afërta me njëri tjetrin. Ata kanë mundur të nxjerrin nga banesa në flakë të vëllanë Enverin, por nuk kanë mundur të nxjerrin bashkëshorten e tij. Ata kanë parë se i vëllai kishte plagë të shkaktuara nga armët e zjarri. Më pas ka qenë policia dhe forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të bashkëshortes Azbies, nga banesa. Këta të fundit ishin lamjëruar nga vëllezërit Myftari.
DYSHOHET SE VRASJA U KRYE NË OBORR
Korrespondenti i TV A1 Report Kristaq Thano informon se nga të dhënat e para të policisë dyshohet se çifti Myftari është vrarë në oborr dhe më pas për të humbur gjurmët autorët (apo autori) i ka futur në banesë ku dhe i ka vënë flakën. Mësohet se familjes Myftari përveç shtëpisë i kanë djegur dhe lokalin. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Policia ka filluar hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
CIFTI JETONTE I VETEM NE BANESE
Çifti i bashkëshortëve, Enver dhe Azbie Myftari jetonin të vetëm në banesë. Ata ishin prindër të 4 fëmijëve, 3 vajza të martuara dhe një djali, gjithashtu i martuar por që jetonte në Tiranë. Autorët i kanë vënë flakën dhe dyqanit që ishte në pronësi të çiftit Myftari. Ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendin e krimit dhe po marrin prova, si dhe dëshmi për të zbardhur krimin e rëndë.
Disa banorë të zonës në dëshmitë e dhëna për tv A1 Report thonë se çifti nuk kishte konflikt me njëri tjetrin dhe nuk kishin as konflikt me banorët e fshatit.Ata tregojnë se viktimat ishin njerëz të mirë dhe të dashur.
(Lajmi u publikua fillimisht ne orën 06: 30 minuta dhe u përditësua vazhdimisht deri në orën 12: 06)
(b.m/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com