Pronari i një lokali në Mallakastër është vënë nën hetim nga policia pasi nuk kishte mbyllur lojërat e fatit. Sipas policisë ky rast u konstatua pas bashkëpunimit me qytetarët të cilët kishin denoncuar aktivitetin e paligjshëm.
Në subjektin e 26-vjeçarit me iniciale K.M., banues në Ballsh u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi ndërkohë që ai ishte vënë edhe më herët nën hetim për të njëjtën vepër penale.
Materialet iu refreruan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, "Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara".
Policia po vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit.