
18-vjeçarja Vikena Greku,e cila gjeti vdekjen dy ditë më parë pas një aksidenti tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës,jetonte prej disa vitesh në Gjermani,me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël. Burime nga familjarë të afêrt të vajzës deklarojnë se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.
Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë,Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyqërit në fshatin Dyshnik në Berat,ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve,për ti marrë me vete në Gjermani. Vikena kishte vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje. Sot,familja Greku ka hapur dyert e mortit për të përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh vajzën e tyre,që ishte në lulen e rinisë.
Lajmi kryesor:
Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq te Ura e Dajlanit jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur










