Keidi Bare do jetë jashtë fushave nga 3-4 muaj. Dëmtimi i mesfushorit të Kombëtares ka qenë më i vështirë nga sa ishte parashikuar më parë, teksa do duhet të operohet në kyçin e djathtë të këmbës. Çarja e ligamentit do bëjë që fieraku të jetë mungesë e madhe për EspanyolLa Liga, teksa "Pitbulli" është i pafat me dëmtimet.

Disa muaj më parë Bare vuajti një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë për shumë javë. Duket se kuqezinjtë e Kombëtares janë prekur nga një "mallkim" dëmtimesh, me ekipin që duket se do jetë me mungesa për kualifikueset e Euro 2024 që nisin në mars.

Keidi Bare u dëmtua në ndeshjen e Kupës që Espanyol luajti kundër Atletic Paso, teksa minuta e 68 ishte fatale për mesfushorin. Tanimë veç Brojës që ka mbyllur sezonin, edhe Bare do jetë mungesë e madhe për Kombëtaren.